Sali Berisha ne HardTalk BBC Pjesa 1
Vizituar: 1893 herë
Përshkrimi
Me shume per kete teme mund te diskutoni duke ndjekur kete link:
http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php?ubb=showflat&Number=995927#Post995927
Gazetarja Sarah Montague nė hyrje tė kėsaj interviste shprehet; Shqipėria sapo ka marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO. Kryeministri i Shqipėrisė e pėrshkruan atė si evenimentin mė tė madh politik tė dy dekadave tė fundit. Ai thotė se vendi qė doli nga epoka e bunkerėve, telave me gjemba dhe kampeve tė pėrqendrimit, tani ėshtė vendi i demokracisė dhe ekonomisė sė tregut tė lirė. Megjithatė, vendi ka ende probleme me korrupsionin dhe ende nuk ka mbajtur zgjedhje tė gjykuara tėrėsisht si tė lira dhe tė ndershme. Kryeministri i Shqipėrisė, Z. Sali Berisha ėshtė i ftuari im sonte.
Sarah Montague: Zoti Sali Berisha mirė se erdhėt nė Hard Talk!
Kryeministri Berisha: Faleminderit. Jam shumė i kėnaqur qė jam kėtu sot.
Sarah Montague: Pse ėshtė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė anėtarėsimi nė NATO ?
Kryeministri Berisha: Mendoj se kjo ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr Shqipėrinė pėr shumė arsye. Sė pari, pas shumė shekujsh kombi im rikthehet nė familjen, tė cilės i pėrket.
Sė dyti NATO ka provuar se ėshtė mburoja e lirive nė hapėsirėn e saj. Anėtarėsimi nė NATO do tė thotė tė kesh strehėn mė tė mirė pėr liritė nė tė gjitha kohėrat. Imagjinoni njė komb si Shqipėria, me tė cilėn pėr shekuj me radhė historia u soll si njerkė. Historia e kombit tim ėshtė historia e mbijetesės, qė do tė thotė e ardhme. Tani Shqipėria ėshtė e lirė, dhe tė kesh njė mburojė pėr liritė e saj do tė thotė tė ndėrtosh tė ardhmen. Por, NATO do tė thotė mė shumė pėr rajonin sepse ishte NATO ajo qė u dha fund konflikteve nė Ballkan. Jam i sigurt se pa NATO-n, luftėrat do tė shtriheshin mė gjerė se sa rajoni i Ballkanit.
Sarah Montague: Shqipėria e mori ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, por Maqedonia nuk arriti. Ju e keni pėrshkruar kėtė si njė problem shumė serioz. Ju e dini qė tani Maqedonia do tė shkojė drejt zgjedhjeve tė parakohshme. Ēfarė do tė thotė kjo pėr Maqedoninė ?
Kryeministri Berisha: Mendoj se Maqedonia ka ndėrmarrė reforma tė thella. Ajo kishte njė ēėshtje specifike pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit. Unė besoj se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet dhe ėshtė njė interes jetik pėr Maqedoninė, qė tė marrė ftesėn dhe tė jetė anėtare e NATO-s.
Sarah Montague: Mosmarrėveshja ka tė bėjė me ēėshtjen e emrit, por nėse Greqia ėshtė e pakėnaqur nga kjo dhe nėse Maqedonia nuk mund tė anėtarėsohet nė NATO ēfarė nėnkuptoni kur thoni se ėshtė njė problem serioz?
Kryeministri Berisha: Pėrfundimisht do tė ishte njė ishull i pa integruar, i cili nuk do tė ishte aspak i dobishėm pėr sigurinė nė rajon. Por, unė jam optimist se do tė gjendet njė zgjidhje pėr ēėshtjen e emrit.
Sarah Montague: Ēfarė nėnkuptoni me njė ishull tė pa integruar, doni tė thoni se ...
Kryeministri Berisha: Nėse Maqedonia nuk do tė marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO dhe nėse nuk do tė zgjidhet ēėshtja e emrit me Greqinė, kjo do t`u jepte radikalėve tė tė gjitha grupeve etnike mundėsi tė proklamonin ambiciet e tyre. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rrezikshme pėr rajonin. Maqedonia ėshtė njė vend shumė i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin nė Ballkanin Jugor.
Sarah Montague: Pra ju po thoni se mungesa e njė ftese pėr Maqedoninė, pėr anėtarėsim nė NATO, mund tė ēojė nė njė rrezik qė grupe tė ndryshme nė Maqedoni mund tė shkojnė drejt provokimit tė dhunės?
Kryeministri Berisha: Sigurisht. Unė mendoj se radikalėt janė nė gjendje tė provokojnė trazira. Por, mendoj se rruga pėr tė ecur pėrpara ėshtė vendosja e njė dialogu shumė tė fortė pėr gjetjen e njė zgjidhje. Tė dy palėt, Greqia dhe Maqedonia janė afėr gjetjes sė njė zgjidhje. Gjatė drekės qė unė pata me Presidentin Bush, ai u zotua se qeveria e tij do tė bėjė gjithēka pėr gjetjen e njė zgjidhje.
Sarah Montague: Por, mos ėshtė shumė vonė tani pėr tu gjetur njė zgjidhje pėr Maqedoninė? Ajo po shkon drejt zgjedhjeve tė parakohshme?
Kryeministri Berisha: Mendoj se zgjedhjet e parakohshme mund tė vijnė mė tepėr pėr shkak tė problemeve tė brendshme mes partive tė koalicionit qeverisės. Ata kanė nėnshkruar marrėveshjen e Ohrit, pėr zbatimin e sė cilės partitė politike shqiptare nė Maqedoni shprehen se duhet tė bėhen disa hapa tė mėtejshėm. Sė dyti ekziston njė presion i madh pėr shkak tė mosmarrjes sė ftesės nė Samitin e Bukureshtit. Por, zgjedhjet janė njė mekanizėm demokratik, pavarėsisht se ato mund tė vonojnė paksa procesin e reformave. Mendoj se pas tyre, bisedimet mes Greqisė dhe Maqedonisė do tė intensifikohen.
Sarah Montague: Tani le tė kalojmė nė Shqipėri. Anėtarėsimi nė NATO nuk ka kushtėzuar gjė por pritshmėria se reformat nė Shqipėri do tė vazhdojnė mbetet ende e nė fuqi. Njė nga ēėshtjet e diskutuara mė shpesh, tė paktėn si njė nga kushtet pėr anėtarėsimin nė BE, ėshtė se Shqipėria po lufton korrupsionin. Ky ėshtė njė nga zotimet tuaja, kur Ju u zgjodhėt Kryeministėr, duke nėnvizuar se prioriteti ynė mė madhor ėshtė rikthimi i besimit tė qytetarėve tek qeveria.
Kryeministri Berisha: Absolutisht po. Korrupsioni ishte shndėrruar nė sistem nė Shqipėri. Ajo qė qeveria ime bėri fillimisht ėshtė se doli jashtė konfliktit tė interesit. Askush nė administratėn shtetėrore nuk ka konflikt interesi, nė njė kohė kur nė qeverinė e mėparshme ministrat kishin monopolet e tyre. Sė dyti, ne e filluam luftėn ndaj korrupsionit nga zyrat tona duke vendosur standarde qė parandalojnė pėrdorimin e fondeve publike pėr qėllime private dhe personale. Kjo na mundėsoi reduktimin e shpenzimeve operative pėr administratėn nga 3 % nė 2.1 % tė GDP ose njė ulje mė shumė se 30 %. Sė treti, ne reduktuam administratėn e ministrive me 25 %, ulėm me 33 % punonjėsit administrativė, me 16 % numrin e nėpunėsve civilė ndaj dhe kemi qeverinė mė tė vogėl pėr frymė nė Evropė.
Sarah Montague: Po pėrse Transparency International, e cila harton barometrin global tė korrupsionit konkludon se vitin e fundit Shqipėria ishte nė listėn e 20 vendeve mė tė korruptuara ?
Kryeministri Berisha: Unė kam pasur njė takim me pėrfaqėsues tė organizatės Transparency International gjatė vizitės sė tyre nė Shqipėri. Transparency International punon me perceptimin. Unė jam shumė i kėnaqur qė ata bėnė kėtė vizitė nė Shqipėri. Unė i njoha ata me tė gjitha rezultatet dhe me reformat qė po ndėrmarrim nė vazhdim. Ne tashmė jemi njė vend qė aplikojmė prokurimet elektronike dhe ku kostoja e pėrgjithshme e prokurimeve ėshtė reduktuar me 20 %.
Sarah Montague: Nuk mund tė themi se ata merren me perceptimin, pasi ata kanė pyetur njerėz dhe 71 % e tyre kanė dhėnė ryshfet pėr njė nga shėrbimet nė vitet e mėparshme?.
Kryeministri Berisha: Ėshtė shumė mė i vogėl. Ky ėshtė vetėm perceptim.
Sarah Montague: Nuk ėshtė perceptim pasi ėshtė Transpartency e cila ka pyetur qytetarėt tė cilėt nė pėrgjigjet e tyre thonė se...
Kryeministri Berisha: Pėrfaqėsuesit e Transparency International gjatė takimit nė zyrėn time thanė se ishin tė impresionuar me rezultatet e luftės ndaj korrupsionit. Me kėtė nuk dua tė them se nuk ka korrupsion. Korrupsion ka, por ka dhe njė luftė tė fortė kundėr tij. Cilėt janė sektorėt ku ky fenomen ėshtė mė i pėrhapur? Nė tatime, dogana, nė ekonominė informale.
Sarah Montague: Ku ėshtė e korruptuar Shqipėria?
Kryeministri Berisha: Gjatė tre viteve tė fundit ne kemi miratuar nė Parlament buxhete suplementare tė mbledhur nga lufta kundėr korrupsionit. Kėtė vit, pavarėsisht uljes drastike tė taksave me vendosjen e taksės sė sheshtė 10 %, ne kemi arritur tė mbledhim 1.2 miliardė dollarė mė shumė nė buxhet.
Sarah Montague: A ėshtė Shqipėria e korruptuar tani?
Kryeministri Berisha: Ka korrupsion por lufta kundėr tij ėshtė shumė e suksesshme. Janė mė tepėr se 50 zyrtarė tė niveleve tė larta tė arrestuar dhe tė dėnuar pėr korrupsion.
Sarah Montague: Vetėm 22 % e tė anketuarve nga Transparency International thonė se lufta kundėr korrupsionit do tė njohė pėrmirėsim nė tre vitet e ardhshme. Krahasuar me fqinjin tuaj Kosovėn, ku 52 % e tyre shprehen se lufta kundėr korrupsionit do tė rritet.
Kryeministri Berisha: Sė pari, ėshtė media qė ka tė drejtė tė shkaktojė njė zhurmė tė madhe pėrsa i pėrket korrupsionit. Dhe kjo ka ndikimin e saj tek qytetarėt, gjė e cila pėr tė qenė realist ėshtė e pashmangshme. Por, me reformat e thella qė kemi ndėrmarrė rezultatet po bėhen gjithnjė e mė tė dukshme.
Sarah Montague: Ju jeni ndonjėherė kritik ndaj medias...
Kryeministri Berisha: Unė nuk po kritikoj aspak median.
Sarah Montague: Kjo nuk ėshtė media por janė njerėzit e pyetur qė thonė njė gjė tė tillė.
Kryeministri Berisha: Kėto janė sondazhe. Po nėse do tė bazoheshim mbi sondazhe unė nuk do tė kisha ardhur nė pushtet nė vitin 2005.
Sarah Montague: Por 71 % e tė anketuarve thonė se kanė paguar ryshfet, 71 nga 100 tė anketuar thonė se kanė paguar ryshfet pėr njė shėrbim nė vitet e kaluara.
Kryeministri Berisha: Mund tė them se ka ryshfet, por mund tė them atė qė po bėjmė ne pėr ta luftuar atė. Sė pari, ne po digjitalizojmė procedurat dhe lehtėsojmė shėrbimet.
Sarah Montague: Shumė njerėz mund tė mendojnė se Ju kishit njė fillim tė mirė, bėtė ndryshime, por ajo qė duket se ka lėkundur besimin e shumė njerėzve ėshtė ajo qė ndodhi nė Gėrdec. Ndoshta gjėja mė e mirė ėshtė t`ju pyes ju. A mund tė na thoni se ēfarė ndodhi?
Kryeministri Berisha: Aty ndodhi njė shpėrthim i tmerrshėm. Por, dua tė qartėsoj se ajo nuk ishte njė bazė ushtarake, por njė pikė demontimi e municioneve nga njė kompani private.
Sarah Montague: E cila ishte vendosur nė njė depo ushtarake. Duhet tė shpjegojmė se shpėrthimi zgjati 14 orė ...
Kryeministri Berisha: Njėzet e katėr persona vdiqėn dhe 300 tė tjerė u plagosėn nga ky shpėrthim por ajo nuk ishte njė bazė ushtarake. Ishte njė pikė demontimi i municioneve nga njė kompani private pėr tė cilėn ka nisur njė hetim i plotė. Por, ē`ndodhi mė vonė? Ne u bėmė dėshmitarė tė operacionit mė tė suksesshėm dhe mė energjik tė shpėtimit. Ushtria, policia dhe qytetarėt tanė shpėtuan shumė jetė nė njė situatė shumė tė rrezikshme. Reagimi ishte i mėnjehėrshėm, nė nivelin e duhur dhe reduktoi nė maksimum dėmet e shpėrthimit.
Sarah Montague: Por, ajo qė ndodhi pas kėtij shpėrthimi ishte se njerėzit u tmerruan kur panė se atje punonin edhe gra dhe fėmijė
Kryeministri Berisha: Pėrfundimisht, ka patur njė papėrgjeshmeri njerėzore atje. Kjo ėshtė e sigurt.
Sarah Montague: Ishte qeveria qė vendosi vendin pėr demontimin e municioneve. A ishte ky njė gabim?
Kryeministri Berisha: Sigurisht qė ishte njė gabim i madh. Por, ajo nuk ishte njė bazė ushtarake.
Sara Montague: Mė falni por qeveria vendosi tė kishte kėtė pikė ēmontimi tė municioneve nė njė depo ushtarake gjashtė milje larg Tiranės. A ishte ky njė vendim i qeverisė?
Kryeministri Berisha: Ky ishte njė vendim i ministrisė sė Mbrojtjes.
Sarah Montague: Ishte njė vendim i Ministrisė dhe ishte i gabuar?
Kryeministri Berisha: Sipas mendimit tim, ishte njė gabim i pastėr.
Sarah Montague: A kishit informacion se ēfarė po ndodhte atje?
Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.
Sarah Montague: Pra ju nuk kishit dijeni?
Kryeministri Berisha: Jo aspak.
Sarah Montague: Pėrse?
Kryeministri Berisha: Sepse nė legjislacionin shqiptar Kryeministri nuk ka asnjė lidhje me dislokimin e ushtrisė, asgjė. Zinxhiri i komandave ėshtė ndryshe.
Sarah Montague: Zoti Kryeministėr Berisha, kunati juaj ishte mbikėqyrės i kėsaj pikė dhe...
Kryeministri Berisha: Unė se kam takuar kurrė kunatin tim por ai nuk ishte mbikėqyrės i kėsaj pike. Ai ishte njė punėtor, i cili ishte kthyer nga emigracioni nė Britaninė e Madhe, gjeti njė punė atje dhe vdiq atje gjatė shpėrthimit.
Sarah Montague: Pra, ju nuk kishit dijeni se gra dhe fėmijė punonin nė kėtė pikė?
Kryeministri Berisha: Absolutisht jo.
Sarah Montague: Pas asaj qė ndodhi atje opozita po kėrkon dorėheqjen tuaj, sepse ka supozime se qeveria ka qenė nė dijeni pėr kėtė pikė. A mund tė na garantoni se nuk ka pasur shitje ilegale te municione qė duhet tė ishin ēmontuar?
Kryeministri Berisha: Sė pari unė nuk kam asnjė dijeni pėr kėtė. Sė dyti ka nisur njė hetim shumė intensiv nė tė gjitha aspektet. Sė treti, nėse ishte njė gabim njerėzor apo cili ishte shkaku i shpėrthimit duhet tė hetohet. Kjo ėshtė gjithēka ajo qė mund t`ju them.
Sarah Montague: Po ministri i Mbrojtjes a ishte nė dijeni?
Kryeministri Berisha: Ministri i Mbrojtjes ishte nė dijeni sepse ai ka firmosur urdhrin, por ai nuk e dinte se ēfarė po ndodhte nė tė vėrtetė atje.
Sarah Montague: Ai dha dorėheqjen?
Kryeministri Berisha: Po, ai dha dorėheqjen dhe ky ishte njė vendim politik.
Sarah Montague: Por ka njerėz qė kėrkojnė edhe dorėheqjen tuaj?
Kryeministri Berisha: Njerėz?
Sarah Montague: Opozita.
Kryeministri Berisha: Opozita kėrkon ēdo tre muaj qė unė tė jap dorėheqjen. Kjo ėshtė e drejta e saj. Opozita ka tė gjitha instrumentet. E kam ftuar atė tė paraqesė mocion mosbesimi nė Parlament.
Sarah Montague: Ēfarė garancish mund t`u jepni shqiptarėve se do tė ketė hetim totalisht tė hapur dhe publik pėr atė qė ndodhi atje?
Kryeministri Berisha: Absolutisht qė do tė ketė njė hetim tė plotė dhe tė hapur. Skuadra e prokurorėve po asistohet nga 6 grupe ekspertėsh AFA-s, tė cilėt kanė hetuar edhe pėr sulmet e 11 shtatorit.
Sarah Montague: Ka pasur njė investigim tė Nevv York Times pėr kompaninė amerikane AEY, e cila ka furnizuar me armė Afganistanin. Supozimi ėshtė se kjo kompani ka nėnshkruar kontrata me disa vende ish-komuniste pėrfshirė edhe Shqipėrinė.
Kryeministri Berisha: Po. Kompania amerikane ka pasur end-user-in nga Pentagoni. Kompania amerikane ka kontraktuar njė kompani qipriote. Po bėhet njė hetim i plotė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, gjithashtu edhe nė Shqipėri. E vėrteta pėr municionet e vjetra ėshtė se askush nuk mund ta fshehė moshėn e tyre, pasi njė gjė e tillė ėshtė e pamundur.
Sarah Montague: A do ta pėrshkruanit veten si njė tė mbijetuar nė politikė?
Kryeministri Berisha: Unė e pėrshkruaj veten si njė njeri me misione, e fillova dhe po vazhdoj. Unė jam shumė i lumtur qė e shoh vendin si anėtar tė NATO-s. Unė jam lideri i parė i opozitės nė njė vend ish-komunist qė kam kėrkuar anėtarėsimin e vendit nė NATO.
Sarah Montague: Disa thonė se ju jeni i vetmi politikan i mbijetuar nga periudha komuniste?
Kryeministri Berisha:Unė nuk kam qenė politikan nė kohėn e regjimit komunist. Kam qenė njė studiues shkencor dhe kardiolog shumė i pasionuar.
Sarah Montague: Nuk ėshtė e qartė nėse ju keni qenė kardiologu i diktatorit komunist?
Kryeministri Berisha: Nuk kam qenė asnjėherė. Pasi nuk mė ėshtė kėrkuar tė jem. Shokėt e mi kanė qenė por unė asnjėherė.
Sarah Montague: Por, a keni qene pjesė e rretheve tė tij tė brendshme?
Kryeministri Berisha: Unė nuk kam qenė pasi nuk plotėsoja kushtet e tij. Unė nuk plotėsoja kriteret e pėrcaktuara nga vetė ai.
Sarah Montague: Ju keni qenė njė anėtar i Partisė Komuniste, dhe President gjatė kohės sė rėnies sė skemave piramidale?
Kryeministri Berisha: Unė jam angazhuar nė themelimin e partisė sė parė opozitare, me miqtė e mi nė fillim tė viteve `90. Pėrfundimisht ne vazhduam me reformat mė tė thella dhe tė gjithanshme. Pati njė zhvillim tė skemave piramidale, askush nuk e ngriti zėrin nė rang kombėtar apo ndėrkombėtar. Isha unė ai qė vendosa ti shkatėrroja ato, kur mora vesh se ishin skema piramidale. Njerėzit dhe opozita pretenduan se Partia Demokratike kishte gisht nė kėto skema. Unė shpalla zgjedhjet e parakohshme, nuk u largova nga vendi dhe pati njė hetim 2-vjeēar dhe nė fund qeveria e atėhershme u detyrua tė pranonte se qeveria e Partisė Demokratike nuk ishte e pėrfshirė nė skemėn e piramidave.
Sarah Montague: Ju thatė se keni qenė pėr dy mandate president nė vitet 90? U rikthyer mė vonė nė vitin 2005 si Kryeministėr. Ēfarė do tė ndodhė nė vitin 2009.
Kryeministri Berisha: Nė vitin 2009, do tė jenė shqiptarėt ata qė do tė vendosin. Vendimi im i palėkundur ėshtė t`u mundėsoj atyre tė shprehin lirshėm qėndrimet e tyre.
Sarah Montague: A do tė jetė OSBE e aftė tė thotė se zgjedhjet e 2009-s si tė lira dhe tė ndershme, pėr tė cilat nuk ka qenė ende nė gjendje ta bėjė njė gjė tė tillė?
Kryeministri Berisha: Sigurisht. Jam shumė optimist se do ta bėjnė njė gjė tė tillė. Nė zgjedhjet lokale ka pasur vetėm probleme teknike, asnjė ndėrhyrje politike. Opozita i cilėsoi ato si tė lira dhe tė ndershme, por mangėsitė kishin tė bėnin kryesisht me listėn e zgjedhėsve. Ne po punojmė pėr krijimin e regjistrit elektronik tė shtetasve, kartave tė identitetit dhe pasaportave biometrike.
Sarah Montague: Ju garantoni se do tė ketė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė vitin 2009?
Kryeministri Berisha: Absolutisht po.
Sarah Montague: Dhe ju do tė jeni Kryeministėr pas kėsaj?
Kryeministri Berisha: Kėtė do ta vendosin shqiptarėt.
Sarah Montague: Si mendoni se do tė gjykoheni nga historia gjatė viteve nė vazhdim?
Kryeministri Berisha: Unė nuk punoj pėr historinė, por punoj pėr jetėn e pėrditshme. Kjo ėshtė motoja ime. Unė do tė bėj ēdo gjė pėr anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė BE, i cili ėshtė projekti tjetėr mė i madh pėr shqiptarėt. Ne po implementojmė me seriozitet MSA-nė nė ēdo fushė dhe pas kėsaj ne do tė jemi vend kandidat. Ne kemi strategjinė, kemi burimet dhe do tė vazhdojmė tė punojmė nė mėnyrė tė vendosur pėr kėtė.
Sarah Montague: Zoti Berisha ju faleminderit!
Kryeministri Berisha: Ju faleminderit juve!








